Shqiptarët në Luginë detyrohen të intonojn himnin serb, Kurti: Zullumi këputet prej së trashuri

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 08:51
Shqiptarët në Luginë detyrohen të intonojn himnin serb, Kurti: Zullumi këputet prej së trashuri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “zullumi këputet për së trashuri”, duke iu referuar Serbisë.

Kurti është pyetur në Llugë të Podujevës edhe për raportimet se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojn himnin serb në ditën e parë të shkollës.

“Nuk bëhet fjalë për kurfar veprimi demokratik e human, sa më e dobët Serbia karshi Kosovës as më shumë po agresohet ajo”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria e tij po angazhohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Kemi ndihmuar Luginën e Preshevës me 2 miilionë euro”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu e ka përmendur edhe pasivizimin e adresave, duke thënë se agresiviteti i Serbisë është për shkak të dobësisë së saj. 

(Kosova Sot Online)