Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë të shtunën, temë pritet të jetë Kosova

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 10:26
Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë të shtunën, temë pritet të jetë Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën në orën 08:00.

“Novosti” raporton se ky organ do të takohet menjëherë pas takimit të kreut të shtetit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, por edhe me këshilltarët e Berlinit dhe Parisit, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn.

Gjermani dhe francezi do t’i vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin pas letrave të përbashkëta të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, për Kosovën dhe Serbinë në të cilat u përmenden vendime të vështira në procesin e dialogut.

Prandaj paralajmërohet që tema kryesore të takimit të jenë ngjarjet në Kosovë dhe sfidat e sigurisë, shkruan “Novosti”.

(Kosova Sot Online)