1 vit nga vrasja e Astrit Ademaj të PDK-së në Pejë, shoku dhe kolegu i tij e kujton me fjalë prekëse

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 11:08
1 vit nga vrasja e Astrit Ademaj të PDK-së në Pejë, shoku dhe kolegu i tij e kujton me fjalë prekëse

Zyrtari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka kujtuar shokun dhe kolegun e tij Astrit Ademaj, i cili ishte zyrtar i PDK-së dhe kandidat për kryetar të Pejës nga kjo parti, në 1 vjetorin e tij të vdekjes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka prekur me fjalët për të, derisa ka thënë se prej 1 viti në mungesë të tij e shoqëron dhimbja, derisa atë e kishte pjesë të familjes e jo vetëm mik.

Postimi i tij i plotë:

Në heshtje kam perjetuar dhimbjen gjithë këtë kohë, sepse u mësova të jetoj me të, por sot e asaj dite nuk po mund të pajtohem që ti nuk je në mesin tonë, e as nuk je me mua në kafet e mengjesit të ores 9:00 e as nuk je në takimet dhe aktivitetet tona të përbashkëta që i kishim të përditshme.

Tash një vit shoqëruesi im i përditshëm është dhimbja, edhe takimet dhe aktivitetet përveç shokëve që më shoqërojnë dhimbja është shoqëruesi im i rregullt, e cila po rritet në rastet kur po më duhet të shkoj në vendet ku ishim bashkë edhe pse tash një vit po mundohem ti shmangem të gjitha vendeve ku ne ishim bashkë sepse po e perjetoj rëndë.

Astrit ti nuk ishe thjeshte nje shoke i imi, por ishe pjese e familjes sime per me teper ishe kumbar i Treves tone.

Një gjë është e sigurt se dhimbja dhe kujtimi per ty do te jene deri atëherë kur do të bëhemi bashkë përsëri.

Pusho i qetë Titi

https://www.facebook.com/muhaxheria/posts/1262994591180203

(Kosova Sot Online)