Kryesindikalisti Jasharaj: Në emër të 83 mijë njerëzve e lus Kurtin që të ndërrojë qëndrim

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 11:41
Kryesindikalisti Jasharaj: Në emër të 83 mijë njerëzve e lus Kurtin që të ndërrojë qëndrim

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të ulen dhe të bisedojnë për të gjetur zgjidhje sa i përket ndërprerjes së grevës.

Jasharaj tha se e lut shefin e qeverisë së Kosovës në emër të 83 mijë njerëzve që të gjendet zgjidhje.

“Kurtin e lus që sot ta ndërrojë qëndrimin e gabuar ndaj sindikatave, dhe të ulet me ne. Ne jemi zëri i të gjithëve, lutja ime në emër të 83 mijë njerëzve që të ulemi të bisedojmë, sepse fajet i ka qeveria. Zgjidhja bëhet brenda një dite por është në duart e qeverisë”, tha ai.

Kreu i SBASHK-ut para gazetarëve tha se BSPK është e gatshme për dialog.

“BSPK është e gatshme me dialog, ka dhimbje pse po ndodh kjo me arsimin shqip, zgjedhje ka por duhet vullnet dhe sinqeritet i palës tjetër por që fatkeqësisht po mungon”, u shpreh Jasharaj.

(Kosova Sot Online)