Turisti gjobitet me 450 euro se hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 12:09
Turisti gjobitet me 450 euro se hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë

Një turist amerikan është gjobitur me 450 euro për thyerje të rregullave të Romës, duke ngrënë një akullore në shkallët e një shatërvan.

55-vjeçari i cili kishte edhe një birrë në dorë, e ndaluan te Shatërvani dei Catecumeni, në një shesh piktoresk në lagjen Monti, shkroi The Guardian.

I ndërtuar nga Battista Rusconi më 1589, shatërvani është i famshëm për njerëzit që mblidhen përreth tij gjatë natës, por ai ishte mbyllur për të parandaluar këdo të ulej në shkallët e tij.

Shiriti raportohet se ishte hequr, duke bërë që turisti të mos e dinte se po shkelte rregullin.

Burri nuk e dinte se po shkelte rregullin sipas së cilit nuk lejohet të pihet, hahet dhe të ulet në shatërvanët e Romës. Kufizimet madje hoqën zakonin romak të varjes së rrobave për t’u tharë midis ndërtesave fqinje.

(Kosova Sot Online)