Adoleshenti thyen rekordin e vet botëror: Kam gojën më të madhe në botë

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 12:16
Adoleshenti thyen rekordin e vet botëror: Kam gojën më të madhe në botë

Kërkesat për arritjen e titullit rekord për gojën më të madh në botë, sapo u bënë shumë më të vështira.

Isaac Johnson, nga ShBA-ja, i dëshmoi botës se mund ta zgjasë gojën edhe më shumë se dikur.

Madhësia e gojës së tij ka arritur në 10,19 cm, nga dhëmbët e sipërm deri te dhëmbët e poshtëm.

“Unë kam gojën më të madhe në botë”, tha Isaac, i cili mund të vendosë grushtin e tij, një portokall me madhësi të plotë dhe katër Cheeseburger të McDonald’s në gojë.

“Unë, familja ime dhe miqtë e kemi ditur gjithmonë se unë kam një gojë mjaft të madhe”, tha Isaac.

“Në vitin 2015 kuptuam se mund të ishte një titull i rekordeve botërore Guinness, gjë që ishte shumë e çmendur të mendohej, sepse nuk e kishim menduar kurrë se do të çonte në ndonjë gjë. Ishte njëlloj si një festë e lezetshme”, vazhdoi ai.

Isaac matin gojën më 15 prill 2019, ku rezultoi se e kishte 9,34 cm.

Arritja e tij ishte jetëshkurtër kur Phillip Angus, mori titullin rekord më 5 nëntor 2019, me një hapje goje prej 9.52 cm.

Duke refuzuar të mposhtej, Isaac e rifitoi titullin më 21 tetor 2020 duke e shtrirë gojën e tij në një 10,17 cm.

Kjo është e barabartë me madhësinë e një top bejsbolli!

“Jam shumë krenar që rifitoj titullin për hapjen më të madhe të rekordeve botërore Guinness”, tha Isaac me krenari. Miqtë dhe familja ime ishin shumë të trishtuar dhe të zhgënjyer kur e humba herën e parë, kështu që ndihem shumë mirë ta marr përsëri”.

Sikur arritja e tij të mos ishte ende aq e mirë, Isaac theu rekordin e tij këtë vit në xhirimet e “Lo Shoë Dei Record” në Milano, Itali, kur zgjati gojën 0,021 cm më shumë se përpjekja e mëparshme.

“Është goxha emocionuese dhe pak nervozë të jesh në shfaqje. Është shumë bukur të jesh në Itali, sepse nuk kam qenë këtu më parë dhe nuk e kam menduar kurrë që goja ime do të më sillte në një vend të huaj”, tha ai.

Isaac u frymëzua për herë të parë për të thyer rekordin pasi pa Bernd Schmidt nga Ëendlingen, Gjermani, të hapte gojën 8.8 cm.

Isaac që atëherë është bërë një personazh i famshëm me videot e gojës së tij duke grumbulluar mbi 74 milionë shikime në Tiktok.

(Kosova Sot Online)