Arsimi në grevë, Kurti, Nagavci e Bulliqi pozojnë në bankat shkollore

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 12:19
Arsimi në grevë, Kurti, Nagavci e Bulliqi pozojnë në bankat shkollore

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga vartësja e tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, janë ulur në bankat e një shkolle në Llap, përderisa greva në arsim po vazhdon.

Kurti sot në Podujevë ka vënë gurthemelin për ndërtimin e shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë prej nga vjen kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti, Nagavci dhe Bulliqi kanë shfrytëzuar rastin që të ulen në bankat e një shkolle në Llap dhe të dalin në fotografi edhe pse nxënësit kosovarë akoma s’kanë filluar mësimin e rregullt shkaku i grevës.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të ulet dhe të bisedojë me sindikalistët që të gjendet një zgjidhje.

Kryeministri Kurti në anën tjetër i ka quajtur të pakuptimta kërkesat e tyre.

(Kosova Sot Online)