Zyrtarja e lartë e këtij shteti për vizitë në Kosovë, do të takohet me Kurtin

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 13:00
Zyrtarja e lartë e këtij shteti për vizitë në Kosovë, do të takohet me Kurtin

Viola Amherd, ministre e Mbrojtjes në Zvicër, do ta ketë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Bosnje, më 8 dhe 9 shtator.

Çështje e sigurisë në Ballkanin Perëndimor do të jetë tema kyqe e diskutimit.

Në Kosovë, ministrja zvicerane do të takohet me kryeministrin e Kosovës,Albin Kurtin.

Këtë vizitë nuk do ta bëjë e vetme, do të jetë bashkë me anëtarët e komisionit të politikës për siguri në Zvicër.

Delegacioni do të vizitojë ushtarët zviceranë dhe do të bisedojë me komandantët e misioneve të NATO-s dhe BE-së, ndërsa Amherd.

“Promovimi i paqes ushtarake ndërkombëtare është mision i ushtrisë zvicerane. Lufta në Ukrainë rriti më tej destabilitetin në Ballkanin Perëndimor; gjendja e sigurisë ka kohë që është shqetësuese”, thuhet në deklaratë, raporton Vijesti.ba.

E pikërisht me Kurtin zyrtarja e lartë zvicerane do të flas edhe rreth situatës në Ukrianë dhe ndikimin që e ka lufta në destbailitetin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Veriun e Kosovës.

(Kosova Sot Online)