Bashkëpartiakja e Jeremiqit e fajëson atë për zhvendosjen e dialogut nga OKB-ja te Brukseli

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 13:12
Bashkëpartiakja e Jeremiqit e fajëson atë për zhvendosjen e dialogut nga OKB-ja te Brukseli

Bashkëpartiakja e Vuk Jeremiq në Partinë e Popullit, Sanda Raskoviq, tha se Jeremiq bëri gabim që e lëvizi dialogun për Kosovën nga Kombet e Bashkuara në Bruksel.

“Në atë moment dukej i zgjuar, sot shohim që nuk ishte. Por nëse fillojmë të kërkojmë gabimet e njëri-tjetrit… Nga ky këndvështrim, kalimi në Evropë nuk ishte i mirë, nga ai këndvështrim në 2011, mund të ishte duke u dorëzuar para shqiptarëve”, tha ajo.

Vuk Jeremiq, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, kishte dërguar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në vitin 2010, GJND kishte konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)