Ministria publikon “tavanin”: S’lëvizin çmimet e naftës e benzinës

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 09:01
Ministria publikon “tavanin”: S’lëvizin çmimet e naftës e benzinës

Ministria ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës për 24 orët e ardhshme.

Nga ajo që vërehet, s’ka ndryshim të çmimit nga 24 orët e kaluara.

Çmimi për një litër naftë është 1 euro e 76 centë.

Teksa për benzinë, çmimi lejohet deri në 1 euro e 36 centë.

Ndërkohë, për gaz çmimi mbetet i pandryshuar nga ditët e kaluara, 0.76 centë

(Kosova Sot Online)