Çelësi i derës për integrimin e shpejtë të Kosovës në BE reforma në sistemin e drejtësisë përmes ligjit VETTING

Çelësi i derës për integrimin e shpejtë të Kosovës në BE reforma në sistemin e drejtësisë përmes ligjit  VETTING

Hajrullah Tërnava

  • 09 September 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Çdo pengim i miratimit të këtij ligji do të shkonte në favor të opozitës, prandaj priten kundërshtime të ashpra nga ana e tyre, por pa miratimin e këtij ligji, Kosova do të pësonte keq për të ngecur mbrapa, të mos ecë në hap me kohen, e që shtetet demokratike po presin që të miratohet ky ligj, sepse reformat që priten të ndodhin nëpër institucionet e drejtësisë, Kosovës do ti hapin dyert drejtë shteteve të BE-së. Në të kundërtën do të kemi pengesa të mëtutjeshme për të lëvizë drejtë shteteve të BE-së edhe për shumë kohë.

-Situata politike e krijuar tani institucionet e Kosovës, e sidomos kur është në pyetje jetësimi i VETTING-ut, nga miratimi që pritet të ndodhë në Kuvendin e Kosovës gjatë sesionit vjeshtor, e që pritet të kundërshtohet nga shumë opozitar në mënyrë të gjithanshme, ta sjell një vjeshtë të nxehtë parlamentare. Kundërshtimi i Ligjit VETTING nga opozita di të vjen si pasojë e faktit që ky ligje është ai mekanizmi kyç që do të kontribuoj në spastrimin e shume kuadrove të pa merituara nëpër institucionet e Kosovës, që pas lufte e deri më tani janë punësuar pa kritere, njerëz nga ana e pushtetarëve të cilët deri më tani e kanë qeverisur ketë vend, e që e kanë sjellë në këtë gjendje të mjerueshme shtetin tonë.

Pushtetarëve të deritashëm iu ka shkua në favor kjo situate, sepse nga skamnoret u bënë multi milionerë, prandaj reagimet e tyre pritet të jenë të ashpra, sikur që po paralajmërojnë edhe KGJK dhe KPK, që pas dërgimit në Kuvend të pakos ligjore për VETTING-un, të mobilizohen seriozisht, duke përdorë edhe ish pushtetarët në opozitë, për ta kundërshtuar dhe pamundësuar votimin në Kuvend dhe fillimin e zbatimit të këtij ligji, i cili është mjeti i vetëm i mundshëm ligjor, për ta pastruar, reformuar dhe dekriminalizuar sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Jo rastësisht ka deklaruar Kryetari i KGJK-s Albert Zogaj kundër procedimit të VETTING-ut në Kuvend, duke deklaruar se në këtë pako ligjesh, nuk janë përfill fare vërejtjet e tyre, madje nuk janë integruar në materien e ligjit as rekomandimet e komisionit të Venecias.

I pari i KGJK-së dërgimin e VETTING-ut në Kuvend nga Kryeministri Kurti dhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk ka hezituar ta quan si një proces të pa përfunduar dhe sipas tij edhe të dështuar. “Konferenca e djeshme e ministres së Drejtësisë është konfirmim i dështimit të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e VETTING-ut. Ne jemi të bindur që askush nuk mund të dalë jashtë opinionit të Venecias. Asnjë koordinim dhe asnjë vlerësim nuk është bërë për asnjë prej alternativave lidhur me procesin e VETTING-ut. Sot kemi një pako që në këndvështrimin e Këshillit nuk ka asnjë vlerë, që është dorëzuar në Kuvend”, ka thënë Albert Zogaj.

Derisa kupolat drejtuese në KGJK dhe KPK po e kundërshtojnë si të pa përfunduar e të pa harmonizuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias ligjin e VETTING-ut, Qeveria e ka thënë të kundërtën se të gjitha ato rekomandime që kanë arritur deri në finalizim të ligjit janë përfshirë në të, kurse për propozime shtesë ka hapësirë edhe gjatë diktimit në Kuvend dhe trajtimit të të njëjtit ligj në kuadër të komisioneve përkatëse parlamentare, e që komisioni kryesor është Komisioni i ligjeve. Dy ditë pas dërgimit të VETTING-ut në Kuvend, Partitë politikë në opozitë kanë heshtur, nuk janë deklaruar, kurse vetëm KPK dhe KGJK kanë reaguar duke e kundërshtuar atë, pasi që as në grupin punues të hartimit të draft dokumentit të këtij ligji nuk kanë pranuar për të marr pjesë dhe bashkëpunuar në finalizimin e tij.

Ky reagim kundërshtues tregon për një betejë të vështirë që do ta ketë mazhoranca në Kuvend, për ta kaluar këtë pako kryesore të pastrimit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë, ngase ish pushtetarët, por edhe kupola e institucioneve të kriminalizuara të drejtësisë, nuk do të lënë gurë pa rrotulluar, qoftë për ta zvarritur në kohë votimin e kësaj pakoje, qoftë edhe për ta pamundësuar për tu votuar dhe zbatuar.

Çdo pengim i miratimit të këtij ligji do të shkonte në favor të opozitës, prandaj priten kundërshtime të ashpra nga ana e tyre, por pa miratimin e këtij ligji, Kosova do të pësonte keq për të ngecur mbrapa, të mos ecë në hap me kohen, e që shtetet demokratike po presin që të miratohet ky ligj, sepse reformat që priten të ndodhin nëpër institucionet e drejtësisë, Kosovës do ti hapin dyert drejtë shteteve të BE-së. Në të kundërtën do të kemi pengesa të mëtutjeshme për të lëvizë drejtë shteteve të BE-së edhe për shumë kohë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".