Brenda 10 minutave gjenden dy gra të vdekura në Mitrovicë, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 09:58
Brenda 10 minutave gjenden dy gra të vdekura në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Dy gra janë gjetur të vdekura dje në Mitrovicë, brenda 10 minutash. Detaje për këto raste ka dhënë Policia e Kosovës.

Njëri rast është raportuar rreth orës 18:10, e tjetri në orën 18:19.

Trupat janë dëguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)