Kapen me dy kilogramë drogë dy persona në Pejë, iu sekuestrohen 14 mijë euro dhe një “Audi Q5”

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 10:20
Kapen me dy kilogramë drogë dy persona në Pejë, iu sekuestrohen 14 mijë euro dhe një “Audi Q5”

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth dy kilogram narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve.

“Prokuroria Themelore e Pejës, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale. Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave, në tre raste të ndryshme kjo prokurori në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar shtatë (7) persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se mbrëmë si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth dy (2) kilogram narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë (14) mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve.

Prokuroria Themelore e Pejës, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave, në tre raste të ndryshme kjo prokurori në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar shtatë (7) persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve.

(Kosova Sot Online)