Lexoni edhe:
Afat deri me 31 tetor, MPB ka një thirrje për serbët
Nga Jerusalemi, politikani austriak iu çon mesazh shteteve të BE-së për Kosovën. Eurodeputeti austriak i cili lobon fuqishëm për Kosovën, Lukas Mandl, po qëndron për një vizitë në Izrael. Në Jerusalem ai ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Republikës së Kosovës atje, Ines Demiri.
Afat deri me 31 tetor, MPB ka një thirrje për serbëtLexoni edhe:
Ai e ka falënderuar diplomaten kosovare për pritjen e bërë, derisa ka thënë se Izraeli me pranimin e pavarësisë së Kosovës i ka dhënë botës edhe një herë një shembull të mençurisë dhe vizionit.
Mandl ka thënë se edhe ato pak shtete të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës ndoshta do ta ndjekin shembullin e Izraelit.
(Kosova Sot Online )