Tjetër sulm nga Irani, bie sistemi TIMS, çfarë ndodhi në pikat kufitare

  • G.G /
  • 10 September 2022 - 12:38
Tjetër sulm nga Irani, bie sistemi TIMS, çfarë ndodhi në pikat kufitare

Duket se Irani po kundërpërgjigjet vendimeve të fundit qe mori qeveria shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve dhe dëbimin e diplomatëve nga vendi.

Synimi i hakerave iranianë këtë herë ka qenë sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Sulmi ka ndodhur fillimisht në orën 22:10 duke ndërprerë fillimisht shërbimet në të. Goditja tjetër ndodhi në orën 23:13 duke bërë të pamundur aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.

Në lidhje me këtë sulm reagoi sot edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.

Akoma nuk është e konfirmuar se Irani qëndron sërish pas sulmeve të sistemit të kontrollit në kufi.

(Kosova Sot Online)