Katër të lënduar në një aksident në Suharekë, vetura drejtohej nga një fëmijë

  • E.K /
  • 10 September 2022 - 14:26
Katër të lënduar në një aksident në Suharekë, vetura drejtohej nga një fëmijë

Katër persona të moshës së mitur janë lënduar në një aksident në Suharekë.

Vetura të cilën po e voziste i mituri humbi kontrollin, duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas  me mbrojtësen e urës dhe ra poshtë.

“Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)