Tragjike/ Po largoheshin për një jetë më të mirë 4 vjeçarja vdes nga etja në ujërat e Mesdheut

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 09:03
Tragjike/ Po largoheshin për një jetë më të mirë 4 vjeçarja vdes nga etja në ujërat e Mesdheut

Një vajzë katër vjeçare siriane, Loujin, vdiq nga etja një një varkë të bllokuar prej ditësh në Mesdhe. 

Vajza e vogël ishte larguar nga Libani për në Europë me prindërit dhe motrën e saj një vjeç e gjysëm. 

‘E qara e saj e pangushëllueshme do të kishte lëvizur dhe gurët. A e keni idenë se çfarë do të thotë për një prind të shohë vajzën e saj të vdesë në këtë mënyrë të tmerrshme?' është shprehur babai i vajzës katër vjeçare Ahemd Abdelkafi Nasif, shkruam media italiane La Stampa.

Familjarët e vogëlushes ndodheshin në një varkë me 60 persona të tjerë, që ishin larguar nga Libani, për një jetë më të mirë. 

"Anija ishte në zonën Sar (Kërkim dhe shpëtim) të Maltës, i cili mori SOS - dhe menjëherë njoftova autoritetet e Valettës. Pas një dite heshtjeje më thanë se po afrohej një anije: Shpëtimi është vetëm çështje kohe, më thanë. Por kjo nuk ndodhi. E zbrazëm varkën me kova, dukej qartë se ishim të mbytur” është shprehur babai i katër vjeçares.

Pas rreth 10 ditësh, varka mori ndihmë nga një anije mallrash që mbante flamurin e Antigua dhe Barbuda.

Loujin nuk mundi t'i rezistonte, ndërsa motra e saj më e vogël është në spital, pasi kishte gëlltitur sasi të mëdha uji të kripur në përpjekje për të shuar etjen e saj, por nuk është në rrezik për jetën.

Edhe prindërit e vogëlushes janë mirë, për momentin janë të gjithë në Kretë.

“Zemra jonë është hi”, thotë nëna e Loujin e cila tregon dhe fjalët e fundit të vogëlushes para se të vdiste:

“Më jep disa pika ujë, të lutem”.

(Kosova Sot Online)