Kryetari i Prizrenit i kishte bërë 78 premtime, kaq i ka realizuar

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 14:24
Kryetari i Prizrenit i kishte bërë 78 premtime, kaq i ka realizuar

Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë fushatës zgjedhore i ka bërë 78 premtime.

E na bazë të raportit të Institutit GAP, 10 prej atyre zotimeve i ka realizuar tashmë.

Ndërkaq, brenda gjashtë periudhës gjashtë mujore, Totaj i ka edhe pesë premtime të realizuara në gjysmë.

22 të tjera kanë filluar e 41 s’kanë nisur ende.

Cilat premtimei ka realizuar kryetari i Prizrenit.

Ai e ka mbajtur fjalën për publikimin i gjitha dokumenteve që lidhen me prokurimin publik.

Drejtorit komunale do të paraqesin për çdo muaj raport lidhur me ecurin e realizimit të projekteve komunale

Publikimi i vendimeve të cilat nënshkruhen nga kryetari.

Publikimi të gjitha memorandumeve te nënshkruara nga kryetari me ministri të linjës, edhe me donatorë dhe OJQ.

Komuna e Prizrenit ka krijuar në ueb faqen zyrtare një hapësirë të veçantë për t’i paraqitur të dhënat nga memorandumet dhe marrëveshjet me OJQ dhe subjektet e tjera. E njëjta vegëz është përditësuar me të dhëna gjatë periudhës janar-qershor 2022.

Publikimi i ankandevehirrjeve publike

Gjatë periudhës janar-qershor 2022 të gjitha thirrjet/konkurset janë publikuar në rubrikën e njoftimeve/lajmeve dhe rubrikën konkurset në kuadër të ueb faqes se komunës.

Krijimi i një platforme për të lajmëruar korrupsionin nga ana e qytetarëve. 

(Kosova Sot Online)