Takimi mes Kurtit dhe BSPK-së nis në orën 8:00, a do të ketë rezultat

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 07:48
Takimi mes Kurtit dhe BSPK-së nis në orën 8:00, a do të ketë rezultat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillin Grevist të BSPK-së sot në orën 8:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kurti mbrëmjen e së shtunës priti në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat, pasi edhe këtë të hënë mësimi nuk filloi në shkollat e Kosovës.

Që nga 25 gushti, BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

(Kosova Sot Online)