Shteti në rrezik, bandat serbo-ruse të udhëhequra nga krimineli Vuçiq po veprojnë me armë në veri të Republikës

Shteti në rrezik, bandat serbo-ruse të udhëhequra nga krimineli Vuçiq po veprojnë me armë në veri të Republikës
Shteti në rrezik, bandat serbo-ruse të udhëhequra nga krimineli Vuçiq po veprojnë me armë në veri të Republikës

Muhamet Kelmendi

  • 13 September 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Këto banda do ta bllokojnë veriun dhe të godasin policinë e Kosovës. KFOR-i është më mirë i mbrojtur dhe nuk besoj se do të goditen nga këta kriminel. Qëllimi i tyre është ndarja e veriut nga Kosova dhe bashkimi me Serbinë ose krijimi i ndonjë subjekti të ri shtetëror.

-Bandat kriminale neofashiste serbe të organizuara dhe të udhëhequra nga neoshevenisti Aleksandër Vuçiq janë të përgatitura edhe për luftë në veri të Kosovës. Krahas këtyre bandave po vepron në veri edhe organizata famëkeqe kriminale e "Vrangelit". Këto dy grupe së bashku me policët e Vuçiqit dhe të Lëvizjes serbe veç e kanë bllokuar veriun e Republikës. Këtej priten veprime kriminale të armatosura. Ato presin vetëm urdhrin nga Beogradi dhe Moska. Këto banda do ta bllokojnë veriun dhe të godasin policinë e Kosovës. KFOR-i është më mirë i mbrojtur dhe nuk besoj se do të goditen nga këta kriminel. Qëllimi i tyre është ndarja e veriut nga Kosova dhe bashkimi me Serbinë ose krijimi i ndonjë subjekti të ri shtetëror.

Natyrisht se këtu përfundon Republika së ekzistuari, sepse humb territor dhe nuk mbetet tjetër, përveç luftës për jetë a vdekje. Afishja e vendosur te vendi ku u vra heroi Enver Zymberi në të cilën shkruan: "Ne jemi këtu në pritje", tregon se në veri janë forca të armatosura neofashiste serbo-sllavo-ruse dhe vetëm momentin presin për të vepruar. Është e kuptueshme se Kosova nuk duhet që ti anashkaloj këto thirrje në veri. Kosova kërkohet të përgatitet dhe të bëjë mobilizimin e forcave të afta në vend për ta mbrojtur Republikën. Rreziku është i lartë, e prandaj kërkohet syqeltësi dhe mobilizim ushtarak në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".