A do të ndahet “Guxo” nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, flet deputetja e kësaj partie

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 08:12
A do të ndahet “Guxo” nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, flet deputetja e kësaj partie

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka thënë se edhe pse marrin vendime të përbashkëta me Vetëvendosjen, mendimet i kanë individuale.

Në një intervistë Statovci ka thënë se aktualisht janë duke punuar në realizimin e planprogramit që ka dalë nga vota e 14 shkurtit.

“Ne kemi një dakordancë të mirë me Vetëvendosjen. Ne tentojmë të rritemi, të rritemi tutje, do të kemi prezencë të alternativave të ndryshme që mund të ndikojnë pozitivisht”, tha Statovci në Direkt.

“Për shkak të mirëkuptimit që kemi të dy palët e kemi pasur një mendim unik. Por gjithmonë kemi debate dhe diskutime. Të dy partitë kemi prezantuar qëndrime individuale por që në fund është marrë vetëm një vendim”, shtoi deputetja.

Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve, “Guxo” që garonte si listë së bashku me Vetëvendosjen është kthyer në parti politike, ku për herë të parë do të udhëhiqet nga dy persona, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

(Kosova Sot Online)