100-vjeçari nga Klina dyshohet se bëri vetëvrasje duke përdorë granatë dore

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 10:30
100-vjeçari nga Klina dyshohet se bëri vetëvrasje duke përdorë granatë dore

Një 100-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Klinë.

Policia është njoftuar mbrëmë për një shpërthim në një shtëpi ku brenda saj është gjetur trupi i pajetë i viktimës, që sipas familjarëve i ka mbi 100-vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

(Kosova Sot Online)