Në seancën kundër tij i dyshuari tentoi të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, lëndohet një polic

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 10:34
Në seancën kundër tij i dyshuari tentoi të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, lëndohet një polic

Një person ka tentuar të arratiset me forcë dje gjatë seancës dëgjomore kundër tij në Pallatin e Drejtësisë.

Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor, tha policia në raportin e saj 24-orësh.

“Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR /TENTIM ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA/Pallati i Drejtësisë 13.09.2022-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës dëgjimore në gjykatë kundër tij, kishte tentuar që me forcë të largohej nga seanca. Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)