Qeveria i vë disa rregulla për tubimet dhe ngjarjet publike

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 11:04
Qeveria i vë disa rregulla për tubimet dhe ngjarjet publike

Qeveria ka vënë disa rregulla për tubimet dhe ngjarjet publike. Në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit, anëtarët e kabinetit qeveritar miratuan projektligjin për tubime publike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “ky projektligj ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për tubime publike si dhe të drejtës për të organizuar dhe marrë pjesë në ngjarje publike”.

Sveçla tregoi se ky projektligj do të përcaktojë edhe çështje si koha dhe mënyra e lajmërimit të tubimeve dhe ngjarjeve publike.

“Me këtë projektligj rregullohet edhe koha dhe mënyra e lajmërimit të tubimeve dhe ngjarjeve publike si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve dhe të Policisë së Kosovës për zbatim të tij”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)