Vendos KPM: Programit “It’s my home” i ndërpritet transmetimi televiziv

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 14:51
Vendos KPM: Programit “It’s my home” i ndërpritet transmetimi televiziv

Pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku, njofton se Komisioni i Pavaruar i Mediave ka vendosur për ndërprerjen e transmetimit televiziv të “It’s my home”, kjo pasi aty u shfaqën skena dhune, ku më pas ndërhyri edhe policia dhe hapi rast për “sulm dhe kansoje”.

Njoftimin për ndërprerjen e transmetimit në TV e ka dhënë Maloku me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin e tij social.

“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërprehet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka konfirmuar Maloku.

“It’s my home” vazhdon të transmetohet në kanalin tonë në youtube 24 orë me 7, deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, pas një debati të ashpër në këtë reality show, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, në pamjet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahi dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që të kërkohet ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për sulm ndaj një banoreje në emisionin “It’s my Home”, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndaj tij është hapur rast për kanosje dhe sulm.

(Kosova Sot Online)