Në këto dy vende të Kosovës, raportohet se ka më së shumti para të falsifikuara

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 10:59
Në këto dy vende të Kosovës, raportohet se ka më së shumti para të falsifikuara

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parasë.

Rasti i parë sipas Policisë ka ndodhur me 11 shtator në Fushë Kosovë, ku një grua ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë, sërish ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rastet janë duke u hetuar, siç njofton policia.

(Kosova Sot Online)