Avdyli trimërohet pasi u bë nënkryetar i Guxo, sindikatat i quan ‘parti politike’

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 14:46
Avdyli trimërohet pasi u bë nënkryetar i Guxo, sindikatat i quan ‘parti politike’

Haxhi Avdyli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, tanimë nënkryetar i partisë “Guxo” ka sulmuar rëndë sindikatat duke thënë se ato janë shndërruar në parti politike.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli, ka shtuar edhe se partitë politike po veprojnë përmes sindikatave.

“Sindikatat janë shëndrru në Parti politike, e partitë po veprojnë përmes  Sindikatave”, ka thënë Avdyli.

Kujtojmë se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës së bashku me Sindikatën e Arsimit, janë në grevë që nga 25 gushti.

Përveç Avdylit i ashpër ndaj sindikatave është treguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, cili ka thënë se kërkesa e SBASHK-ut është e palogjikshme dhe e rrezikshme, por edhe se nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët.

(Kosova Sot Online)