Sherr dhe të shtëna me armë gjatë festës, shqiptari vret bashkëatdhetarin 23-vjeçar në Itali

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 10:09
Sherr dhe të shtëna me armë gjatë festës, shqiptari vret bashkëatdhetarin 23-vjeçar në Itali

ITALI– Një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve gjatë një sherri në një festë pranë një lokali në Turbigo. Si pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar shqiptar. 

Sipas mediave italiane një tjetër shqiptar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.  Autori është arrestuar menjëherë nga policia italiane.

Sipas policisë italiane ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo. Gjatë një sherri, që sipas medieve italiane nisi për arsye banale teksa shqiptarët ishin duke festuar, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar i cili u plagos.

Personat e tjerë që ndodheshin në festë më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi përsëri. Një nga plumbat kapi një 23-vjeçar shqiptar. Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano. 

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

(Kosova Sot Online)