Ambasadori gjerman sërish përmend deklaratën e Gjermanisë, Francës e Polonisë për vizat

  • E.K /
  • 19 September 2022 - 11:58
Ambasadori gjerman sërish përmend deklaratën e Gjermanisë, Francës e Polonisë për vizat

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se shpreson që kosovarët shpejtë të udhëtojnë pa viza.

Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë kërkuar progres në rrugën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Shpresojmë që shumë shpejt të liberalizohen vizat dhe ju të mund të udhëtoni pa viza. Ndoshta e keni parë deklaratën e shefave të shteteve Gjermani, Francë dhe Poloni të cilat kanë deklaruar se është koha për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që shumë shpejt të merret ky vendim”, ka thënë ambasadori gjerman.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë hapjes së Kampit Veror nga Education Unlimited në Gjimnazin Loyola në Prizren, në të cilin do të marrin pjesë 80 nxënës nga Evropa.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave. 

(Kosova Sot Online)