Gjenden 3 milionë euro në bodrumin e një shtëpie

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 08:58
Gjenden 3 milionë euro në bodrumin e një shtëpie

Tre milionë euro janë gjetur në bodrumin e një shtëpie në Itali.

Ata i përkasin një çifti të arrestuar.

Paratë e fshehura nga çifti nga Gussago, në provincën e Brescias, duket se nuk mbarojnë kurrë. Guardia di Finanza e Brescia-s dhe Karabinierët e komandës provinciale kanë sekuestruar shumën e parave prej 3 milion që u gjet në oborrin e banesës së tyre. Në total shuma e gjetur deri më tani arrin në rreth 15 milionë euro.

(Kosova Sot Online)