Digjet objekti i tekstilit në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 09:01
Digjet objekti i tekstilit në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Pasditen e djeshme është përfshirë nga flakët një objekt i tekstilit në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, teksa shkaqet e zjarrit mbeten akoma të panjohura.

Njoftimi i plotë i policisë:

INCIDENT ZJARRI/Prishtinë – Fushë Kosovë 19.09.2022 – 16:10. Është raportuar se te tregu i madh i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë për shkaqe ende të panjohura një zjarr ka përfshi një objekt afarist me tekstil, pronë e viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit sipas viktimës janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

*Fotografia është ilustrim

(Kosova Sot Online)