Rrahje mes familjarëve në Ferizaj, ndërhyn policia dhe arreston 6 persona

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 09:09
Rrahje mes familjarëve në Ferizaj, ndërhyn policia dhe arreston 6 persona

Gjashtë meshkuj janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete. Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Policia njofton se të gjithë janë familjarë mes vete dhe përleshja mes tyre ka ardhë për shkak të një mosmarrëveshje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ Ferizaj 19.09.2022 – 17:45. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj  kosovarë, familjar në mes veti, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përlesh mes veti dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor. Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)