Jasharaj ia çon një mesazh të prerë Kurtit, sqaron ofertën e re drejtuar Qeverisë

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 08:03
Jasharaj ia çon një mesazh të prerë Kurtit, sqaron ofertën e re drejtuar Qeverisë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pa praninë e mediave.

Jasharaj ka thënë se kjo është për faktin se në takimin e fundit, sipas tij Kurti nuk u tregua serioz për të gjete zgjidhje.

“Asnjë takim më nuk do ta bëjmë me qeverinë pa qenë të pranishme mediet, sepse këtë takimin e vetëm dhe të fundit që e kishim, kryeministri në vend që të angazhohet seriozisht dhe t’i çajmë hallet bashkë. Ai doli me ironi dhe sarkazëm dhe humor të keq u ndalë tek fjala vëllezër. Tani e tutje do të kemi takime vetëm kur të jenë mediat, dhe do të shihet se cilat palë janë të angazhuar, e cila po bënë humor e satirë me këtë situatë”, ka thënë Jasharaj.

Këshilli Grevist sot hodhi poshtë një draft-marrëveshje të propozuar nga Avokati i Popullit për ta ndërprerë grevën.

Sindikatat e akuzuan Avokatin e Popullit për propozim të njëanshëm, duke thënë se ai nuk po luan rol të balancuar mes dy palëve.

(Kosova Sot Online)