Korniza për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkohet të diskutohet dhe vendoset në Kuvend ose me referendum nga populli

Korniza për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkohet të diskutohet dhe vendoset në Kuvend ose me referendum nga populli
Korniza për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkohet të diskutohet dhe vendoset në Kuvend ose me referendum nga populli

Muhamet Kelmendi

  • 21 September 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Në kuadër të BE-së dhe më gjerë, në SHBA, tash është vënë në qarkullim një dokument që do ti ofrohet Kosovës dhe Serbisë për ta pranuar, në mënyrë që të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi.

Mbi këtë dokument, palët shumë pak kanë mundësi të intervenojnë, sepse dokumenti mbështetet në çështjen reale në terren dhe jo në pikësynimet e politike të palëve.

-Dokumenti pranon gjendjen aktuale dhe palët nuk kanë mundësi ndryshimi. Palët respektivisht Kosova dhe Serbia, me këtë kornizë iu hapet rruga për integrim në kuadër të institucioneve euroatlantike.Me dokumentin "Korniza për Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë" e BE-së, e botuar në gazetën kroate "Jutarnji List", cakton parimin sipas të cilit nga Serbia kërkohet ta " pranon Kosovën në vend të njohjes".

Sipas kësaj gazete, dokumenti cakton se me "marrëveshje Kosova anëtarësohet edhe në organizatat ndërkombëtare, si në Këshillin e Evropës,në INTERPOL, në UNESCO, si dhe hapen negociatat për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në OKB mbetet për më vonë, sepse Rusia dhe Kina e kanë të drejtën e vetos".

Ndërsa, Serbia fiton pozitë te privilegjuar në BE, merr financa dhe krijohen lehtësira për anëtarësim në BE. Sikur shihet, për të dy vendet, me pranim të marrëveshjes, hapen integrimet dhe financimet e mëdha. Marrëveshja, kërkohet të arrihet deri në mesin e vitit të ardhshëm. Në të kundërtën , sipas gazetës "Jutarnji List, i pret izolimi i plotë. Me qëllim të ikjes nga njohja, në dokument "Korniza për Marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", në gazetën e njëjtë qëndron se kërkohet që Serbia të"pranon ekzistencën e Kosovës, në vend të njohjes".

Dokumenti nuk flet për ndonjë Asociacion dhe as për ndonjë ex-territorialitet. Ndoshta është çështje që paraprakisht e marrin zgjidhjen. Por kjo nuk dihet! Dokumenti, sipas gazetës, ju paraqitet palëve me kërkesën:"merre ose lerë". Nëse refuzohet marrëveshja përcaktohen dy masa: 1. Qeveria e Kosovës e Albin Kurtit do të izolohet plotësisht, gjë që e vënë në pikëpyetje ekzistencën e këtij pushteti dhe 2. Serbia do të izolohet po ashtu plotësisht, sidomos në fushën financiare dhe në atë ekonomike. Me këtë "Kornizë të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë" ,sipas gazetës kroate, përcaktohet edhe njohja e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e Unionit Evropian.

Kjo marrëveshje ende nuk është publikuar zyrtarisht nga Brukseli, por mendohet se iu ka dhënë Prishtinës dhe Beogradit. Tash priten qëndrimet. Është e pa pranueshme që kjo marrëveshje, nëse iu ka dorëzuar Prishtinës të mbahet e mbyllur. Marrëveshja kërkohet të diskutohet me partitë politike dhe në Kuvend të vendoset. Çështja është shumë e madhe dhe vetëm Kuvendi ose populli me Referendum ka të drejtë të vendosi përfundimisht.

.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".