Asamblisti i VV-së, Berat Lahu, u kërkua edhe në mars nga policia, çka kishte deklaruar atëherë

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 12:50
Asamblisti i VV-së, Berat Lahu, u kërkua edhe në mars nga policia, çka kishte deklaruar atëherë

Policia e Kosovës sërish trokiti në derën e asambliesti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës Berat Lahu.

Ai ishte kërkuar nga Policiaa edhe në mars të këtij viti në lidhur me rastin e njohur si “Brezovica”.

Dyshimet për Lahun lidhen me pozitën paraprake që Lahu e kishte në menaxhimin e rrjetit energjetik.

Lahu kishte deklaruar për media se nuk di pse po kërkohet nga policia kur nuk ka punuar asnjëherë në pushtetin qendror dhe lokal.

 “Jo, unë e kam parë lajmin ashtu siç e keni pa ju, nuk kam aspak informata. Unë nuk gjendem në Kosovë, nuk e di çka mundet me pas ndërtime në Brezovicë me mu unë asnjëherë skam punuar në institucione qendrore as lokale as nuk jam marrë me ndërtimtari. Është e pakuptimtë që mu ndërlidh emri jem me këtë çështje”, pati thënë tha Lahu.

Lahu pranoi se ka qenë zyrtar në KEDS.

“Nuk mundet me qenë asnjë e lidhur me ndërtime për shkak se KEDS furnizon me energji çdo konsumator që bën kërkesë dhe plotëson kriteret. Nuk mundet me pas ndonjë lidhje në atë aspekt sidomos në rastin e Brezovicës sepse ne e dimë jemi në ngjarje çka po ndodh dhe është e pakuptimtë se qysh mundet mu ndërlidh kjo s’ka kurrfarë logjike”, ishte shprehur ai.

Ndaj personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

(Kosova Sot Online)