Ky është numri i kosovarëve që humbën jetën në muajin korrik

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 14:52
Ky është numri i kosovarëve që humbën jetën në muajin korrik

Gjithsej 835 kosovarë të cilët jetojnë në Kosovë por edhe jashtë vendit kanë humbur jetën vetëm gjatë muajit korrik.

Prej këtyre vdekjeve të regjistruara, 457 persona janë të gjinisë mashkullore ndërsa, 378 persona të tjerë janë të gjinisë femërore.

Kjo duke u bazuar në të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022.

Krahasuar me muajin qershor numri i vdekjeve është në rritje pasi që në muajin qershor kanë qenë gjithsej 719 vdekje ku prej tyre 434 kanë qenë të gjinisë mashkullore kurse 258 kanë qenë të gjinisë femërore.

Këto të dhëna sipas ASK-së, janë të bazuara në të dhënat administrative, ku burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

(Kosova Sot Online)