“Na është thyer zemra”, i dashuri i turistes që vdiq në Sarandë rrëfen minutat e tragjedisë

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 12:23
“Na është thyer zemra”, i dashuri i turistes që vdiq në Sarandë rrëfen minutat e tragjedisë

“Duhet të kemi qenë gjithsej 12 persona dhe gjithsej 3 instruktorë një prej të cilëve fliste shumë mirë anglisht dhe quhej Gerta Brozi. Ajo kontrolloi pajisjet por nuk u kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me rregullatorin e oksigjenit të Rebecca-s, por Gerta tha se e kishte zgjidhur.

U futëm në ujë, por nuk e di nëse problemi ishte zgjidhur. Kishim shkuar shumë thellë kur një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe. Nuk mund ta shikoja dot Rebecca-n kur ishte në ujë për shkak të shikueshmërisë së dobët. Mund të kem qëndruar në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një anije policie afër nesh dhe kuptova që diçka e keqe kishte ndodhur“. Kështu i përshkruan minutat kur ndodhi tragjedia i dashuri i Rebecca Gannon turistes britanike që u mbyt në brigjet e Sarandës disa ditë më parë gjatë një ekspedite zhytjeje.

Edhe familjarët e turistes janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. “Është lajm shkatërrues. Na është thyer zemra”, kështu është shprehur mes lotësh Sam, motra e Rebecca Gannon, për mediet e huaja. “Është motra ime e vogël. Nuk mund ta besoj dot”, tregon më tej motra e viktimës.

Të tjerë dëshmitarë kanë thënë se Kushova është zhytur në ujë në përpjekje për të shpëtuar 29-vjeçaren. Madje ata i kanë dhënë ndihmën e parë ndërkohë që Robert ka dëshmuar i shokuar të gjithë ngjarjen.

(Kosova Sot Online)