Gazetarja aktiviste ruse: Putin po dërgon vrasës serialë dhe kanibalë në Ukrainë

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 12:45
Gazetarja aktiviste ruse: Putin po dërgon vrasës serialë dhe kanibalë në Ukrainë

Derisa humbjen bëhen më të mëdja, Rusia e dëshpëruar po dërgon së paku 50 mijë rekrutë të burgosur për të luftuar në Ukrainë, ka thënë gazetarja ruse dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Olga Romanova.

Në këtë kontigjent kriminelësh të dërguar në vija të frontit, Romanova deklaroi se ka vrasës serial dhe kanibalë, raportuan një numër mediash perëndimore.

Romanova, që drejton edhe organizatën joqeveritare “Rusia prapa grilave”, ka thënë se organizata saj ka identifikuar përmes videove disa prej llojit të njerëzve të lartëpërmendur, të cilët organizata i saj i ka trajtuar.

“Plani i putinit është që të rekrutojë së paku 50 mijë të dënuar”, tha ajo, derisa bëri të ditur edhe se aleati i Putinit, oligarku Yevgeni Prigozhin, u ka premtuar të dënuarve se do ta shlyejë kohën e burgut nëse shërbejnë në Ukrainë për gjashtë muaj.

Prigozhin, që ajo thotë se njihet edhe si “gatuesi i Putinit”, sipas saj deri më tani ka dërguar rreth 3 mijë të burgosur në Ukrainë.

Lista përfshin, siç tha Romanova, vrasës serialë, grabitës dhe të paktën një kanibal.

“Fillimisht, grupi me pagesë Wagner, i udhëhequr nga Prigozhin, kapte kryesisht të dënuarit për vrasje. Megjithatë, tani rrjeti i tyre përfshin gjithçka, përfshirë edhe kanibalët”, tha Romanova.

Sipas saj, nga grupi i parë i të dënuarve që u rekrutuan, 46 prej tyre, mbijetuan vetëm tre, ndërsa nga grupi i dytë (66 të dënuar) u kthyen vetëm gjashtë, përfshirë një që mbeti pa krah.

(Kosova Sot Online)