Kurti: I kam thënë kreut të BSPK’s pakon anti-inflacion e bëjmë bashkë – refuzuan

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 13:46
Kurti: I kam thënë kreut të BSPK’s pakon anti-inflacion e bëjmë bashkë – refuzuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 1 shtator i ka kërkuar kreut të Bashkimit të Sindikatave te Pavarura te Kosoves (BSPK), Atdhe Hykollit që pakon anti-inflacion ta bëjnë bashkë.

“Kanë refuzuar, nuk kanë dashur pakon anti-inflacion ta disajnojmë bashkë”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

AI ka shtuar se këtë propozim e ka bërë si socialdemokrat, pasi thotë se “është për forcimin e sindikatave”.

Më pas Kurti tha se më 3 shtator kanë propozuar 50 euro shtesa për punojësit publikë.

Kurti ka përsëritur sërish se si kryeministër do të duhej ta takonte kreun e Bashkimit të Sindikatës, e Arbëria Nagavci ta takojë Rrahman Jasharajn, kreun e Sindikatës së Arsimit.

Po ashtu Kurti ka thënë se “sindikata nuk është e sinqertë”, pasi pas takimit nuk e konsultuan anëtarësinë për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës. 

(Kosova Sot Online)