Të gjithë hajnat që e vodhën shtetin dhe djersën e mërgimtarëve e kanë vendin në burg

Të gjithë hajnat që e vodhën shtetin dhe djersën e mërgimtarëve e kanë vendin në burg
Të gjithë hajnat që e vodhën shtetin dhe djersën e mërgimtarëve e kanë vendin në burg

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 22 September 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj

Këta hajna Kosovës iu turren si llavë ujqish. E rropën deri në palcë, se jo vetëm lëkurën. Firmat e mëdha i quan në falimentim dhe i vidhnin. Vidhnin në infrastrukturë, në asfalt, në arsim, në kulturë, kudo, kudo. E lëshuan rrjetin si të merimangës si në nivelin qendror, si në nivelin lokal. Në Prishtinë instaluan gjykatat me shpirt serbi, me shpirtzi që kishin dënuar shqiptarët me procese të montuara politike. Këta uzurpator të shtetit marrin udhë edhe në Bruksel për të sakatosur Kosovën. U formuan klane mafioze më të rrezikshme se klani i Zemunit që bashkëpunonin me banda serbe dhe vidhnin pa pikë mëshire. Por, të jemi shumë të sigurt se do të vjen koha që do të burgosen të gjithë hajnat që kanë vjedhur buxhetin e shtetit dhe djersën e bashkatdhetarëve dhe që janë bërë super milioner, që siguruan pasuri me hajni për shumë breza.

Dy fondet që u prinin hajnat dhe kriminelët shkuar kriminelëve, që kanë dy emra: Fondi i 3%, që në dorë e kishin hajnat më të mëdhenj që nuk njeh historia e njerëzimit, titistët Bujar Bukoshi argati rrahmanzinjve Isa Mustafa, dhe fondi “Vendlindja thërret” i kapur nga mafiozët dhe banditët më të mëdhenj se Pablo Eskobari BANDA E “ROGNERIT”, në dallim prej të parëve hajnat e “Rognerit” ishin horra. Këto dy banda hajnash kishin miliarda, saqë banditët, Bujar Bukoshi dhe miku i Slobodan Milosheviqit, Isa Mustafa, hapën edhe “DARDANIA” Bankën.

Shih për këtë, posa iku makineria vrastare serbiane dhe e mercenarëve sllavo-ortodoks, ndër ta edhe rusët, shtetin e Kosovës në dorë pa meritueshëm e kapën pikërisht këta banditë shkuar banditëve. Dhe, në vend se të veprojnë si Amerika dhe Gjermania, këta Kosovës iu turren si llavë ujqish, se kush po e plaçkit më shumë. Edhe para luftës së Serbisë fashiste mërgimtarët që jetonin në Diasporë pa reshtur e kanë ndihmuar Kosovën që të çlirohet nga thundra serbo-çetnike dhe popullatën nga skamja. Mirëpo kur u përhap lufta dhe bëri hata Serbia fashiste në popullatën shqiptare në Kosovë, duke vrarë, dhunuar, plaçkitur dhe me një fjalë e dogji çdo gjë të gjallë dhe bile edhe tokën shkrumb e hi e bëri, atëherë edhe më shumë u trazua diaspora dhe ndau bukën e gojës për t´i dal zot atdheut dhe popullatës në përgjithësi, në armatim, në veshmbathje për bukë e të gjitha gjërat elementare për jetesë. Shih për këtë, u themeluan edhe shumë FONDE në shumë shtete të botës dhe mu për këtë u derdhën edhe pa hesap mjete materiale vetëm të ndihmohet vendi.

Mjerisht u futen njerëz të majtë,të djathtë, të qendrës e lloj-lloj vagabondi që e kishin në gjak hajnin, dhe si thuhet nga anët tona, "UJKU DO MJEGULL" dhe mjerisht dolën ca ujq që kafshojnë hajnisht dhe ata e kafshuan Kosovën dhe djersën e popullit. Kosova, pos luftës hyri në krizën më të thellë që nuk e njeh kronologjia historike e saj. Por edhe në kët krizë njerëzit e pashpirt, shpirtzinjtë, kusarët me tepër e renduan Kosovën edhe në këtë krizë.

Çdo shtet në botë që del pas luftërave shkatërruese, pa dyshim se futet në krizë të thellë, por ndodhin shtete që futen keq e më keq edhe nga keqqeverisja sidomos se çka i ndodhi Kosovës. Ne do të marrim vetëm dy shembuj për të bindur se përse Kosova, pas luftës u fut në krizë të thellë që nuk mbahet mend në historinë e njerëzimit, bile as në kohën e satrapit Tito, as në kohën e Drazh Mihajlit, krye çetnikut, as në kohën e “Lekës”, Aleksandër Rankoviqit, që kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe as në kohën e Rrahman zezës, që në histori hyri si epoka e rrahmanzinjve dhe pasardhësit të tij, kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit…

Po filloj me shtetin më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika futet në krizën më të thellë në vitin 1929, presidenti i asaj kohe, Hoover, Amerikën e fut në qorrsokak dhe në udhë pa krye,por, pas tij zgjidhet Franklin Roossevelt, menjëherë i bën thirrje popullit për ndihmë financiare dhe mbështetje logjistike për të dalë nga kriza dhe për të realizuar programin e tij për Amerikën që quhej:” NJU DEAL”. Ky plan jo vetëm që pati sukses të madh dhe që e shpëtoi Amerikën, që nxori vendin nga katrahura, nuk vidhej. Firmat private si “Rockfeller”,”General Motors”, “Ford” dhe disa të tjera të mos i përmendi një nga një me emër, e mbështetën programin e presidentit Frenklin Roosevelt, sa çel e mbyll sytë u kthye besimi i bankave te Qeveria dhe i dhanë shtytje të fuqishme prodhimit kombëtar që Amerika bëhet atëherë e sot shteti më i fuqishëm i botës… Gjermania, po ashtu, pas luftës doli e shkatërruar deri në themel. Ndërkaq, Kosova futej edhe më shumë në krizë të jetë apo të mos jetë pikërisht nga krye hajnat dhe krye vagabondët!

Thënia e njohur:”Do të hamë vetëm patate dhe do ta zhvillojmë vendin”, i dha frytet e veta dhe mori veten. Gjermania pas luftës u përballë shumë pos krizës së thellë ekonomike edhe me VETËVRASJET më të shumta dhe ajo menjëherë financoi fuqishëm në kulturë dhe në arsim… Çka ndodhi me Kosovën? Kosova pas luftës natyrisht se doli e shkatërruar deri në themel po se po dhe të mos flasim për humbje në jetë njerëzish. Kosova u ndihmua më se shumti në botë, u ndihmua më shumë se Amerika, më shumë se Gjermania jo vetëm nga mërgata shqiptare në çdo cep të botës, por edhe bota mbarë derdhi miliarda.

Ta zëmë, dy fondet që u prinin hajnat, banditët, vagabondët dhe kriminelët shkuar kriminelëve që kanë dy emra: Fondi i 3%, që në dorë e kishin hajnat më të mëdhenj që nuk njeh historia e njerëzimit, titistët Bujar Bukoshi dhe pionieri i Titos dhe argati i rrahmanzinjve Isa Mustafa, dhe fondi “Vendlindja thërret” i kapur nga mafiozët dhe banditët më të mëdhenj se Pablo Eskobari BANDA E “ROGNERIT”, në dallim prej të parëve hajnat e “Rognerit” ishin horra. Këto dy banda hajnash kishin miliarda, saqë banditët, Bujar Bukoshi argati i Slobodan Milosheviqit, Isa Mustafa, hapën edhe “DARDANIA” Bankën. Mirëpo posa iku makineria vrastare e mercenarëve sllavo-ortodoks, ndër ta edhe rusët, shtetin e Kosovës në dorë pa meritueshëm e kapën pikërisht banditët, dhe në vend se të veprojnë si Amerika dhe Gjermania.

Këta hajna Kosovës iu turren si llavë ujqish. E rropën deri në palcë, se jo vetëm lëkurën. Firmat e mëdha i quan në falimentim dhe i vidhnin. Vidhnin në infrastrukturë, në asfalt, në arsim, në kulturë, kudo, kudo. E lëshuan rrjetin si të merimangës si në nivelin qendror, si në nivelin lokal. Në Prishtinë instaluan gjykatat me shpirt serbi, me shpirtzi që kishin dënuar shqiptarët me procese të montuara politike. Këta uzurpator të shtetit marrin udhë edhe në Bruksel për të sakatosur Kosovën.

U formuan klane mafioze më të rrezikshme se klani i Zemunit që bashkëpunonin me banda serbe dhe vidhnin pa pikë mëshire. Por, të jemi shumë të sigurt se do të vjen koha që do të burgosen të gjithë hajnat që kanë vjedhur buxhetin e shtetit dhe djersën e bashkatdhetarëve dhe që janë bërë super milioner, që siguruan pasuri me hajni për shumë breza. Pos ligjit, këta hajna do të dënohen edhe nga ZOTI, sepse mallkimi dhe zullumi do t´i ndjek kudo që të shkojnë. Shpëtim nuk kanë dhe pastaj do jetë më e rëndë sepse do ikin me njollën e zezë të hajnisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".