Berisha iu zuri karrigen, Balla dhe Spiropali s’përmbahen: Provokim i ulët, je një pisllëk

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 14:21
Berisha iu zuri karrigen, Balla dhe Spiropali s’përmbahen: Provokim i ulët, je një pisllëk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndryshe nga herët e tjera, para se të shkonte në foltore teksa priste që të mbaronin replikat mes ministres Evis Kushi dhe deputetes Ina Zhupa vendosi që të ulej në një karrige në rreshtin ku qëndrojnë deputetët e Partisë Socialiste. Këtë veprim Berisha e shpjegoi duke thënë se e bëri për t’u treguar socialistëve të thjeshtë shqiptarë që demokratët janë avoketërit e tyre të vetëm në parlament.

Ky veprim i Berishës nuk është pritur mjaft mirë nga deputetët e PS.

Elisa Spiropali: U ul në këtë anë të parlamentit deputeti i botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve. Por socialistët kur shohin atë shohin vetëm një thebshqepës që i ka qëlluar drejtpërdrejt të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra pa diskriminim 1800 plumba të gjetur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Çfarë përfaqësimi? Për çfarë po flet? Por edhe shqiptarët patjetër se socialistët nuk janë të Serbisë janë të Shqipërisë, por duke i parë si armiq duke deklaruar çdo ditë se Edi Rama është armik, ne jemi armiq, patjetër që këtë frymë do fusë. Ky ka qenë shpërndarësi monopol i lejeve për të vrarë në vend.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e quajti veprimin e Berishës një provokim.

Taulant Balla: Kërkova fjalën lidhur me një provokim të ulët i një njeriu që turp nuk ka më, burrëri nuk ka pasur kurrë. Dhe mori fjalën… (ndërhyn Boçi që kërkon t’i ndërpritet fjala sepse nuk është për procedurë) (Balla i bie tavolinës) Nuk ndodh asnjëherë që as unë të vij të ulem në rreshtin tuaj dhe as ky individi që kërkon provokim sa herë i jepet mundësia. Kërkon sherr, kërkon luftë sa herë i jepet mundësia. Nuk bëmë asnjë reagim sepse burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë dhe e menduam se e kishte nga mosha. Sa i përket asaj që tha këtu që ky, pisllëku kërkon të vijë në parlament se ky i përfaqësonka më mirë socialistët, ky PS-së i ha atë dhe ky PS-së nuk i afrohet dot kurrë. Se PS-ja në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë sa herë i jepet mundësia. Njeriu i varkës së Enver Hoxhës. Njeriu që furnizoi me naftë makinerinë luftarake të Millosheviçit. Ky është Sali Berisha. Dhe ky që vjen këtu dhe thotë unë përfaqësoj sot socialistët. Ky? Ky? Turpi i këtij parlamenti që vjen këtu 10 minuta bën pis foltoren dhe ikën. Dhe ky tjetri bën si i prekur. E para është që ju duhet të keni turp që vazhdoni dhe rrini nga mbrapa, ti dhe kushdo tjetër. Turp! Megjithatë në fjalën time para pak minutash sapo kam përshëndetur atë që jam shumë i sigurtë  do të ndodhë. KE më në fund ka marrë vendimin që nën shembullin e SHBA dhe Britanisë së Madhe të ecë me sanksionet për individët e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. Sikurse ia kam thënë vetë Saliut, Saliu mendoj që do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz.

(Kosova Sot Online)