12-vjeçarja shqiptare u gjend e pajetë ngjitur me pemën, babai: “Ndoshta loja përfundoi keq…”

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 09:54
12-vjeçarja shqiptare u gjend e pajetë ngjitur me pemën, babai: “Ndoshta loja përfundoi keq…”

Një tragjedi ka ndodhur të premten e kaluar (16 Shtator) në një familje shqiptare në Itali. Në kopshtin e banesës një 12-vjeçare që kishte pak muaj që ishte transferuar nga Shqipëria në Conegliano në Treviso së bashku me familjen u gjet e pajetë.

Më 12 Shtator ajo kishte nisur që të shkonte në një shkollë në Coneglianese. Mësohet se para ngjarjes vajza ka qenë në shtëpi me familjen. Ajo doli në kopsht për të luajtur me vëllain më të vogël dhe më një shok tjetër. Trupi i pajetë u gjet pa jetë ngjitur një peme. 

Shkaqet e kësaj tragjedie nuk dihen ende por dyshohet se vajza ishte në depresion si pasojë e zhvendosja së familjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë.

Babai i 12-vjeçares shqiptare kërkon që të zbardhet e vërteta për të kuptuar nëse loja që ata po luanin përfundoi keq apo nëse dikush tjetër i ka bërë keq vogëlushes.

“Dua që të mësoj të vërtetën nëse ishte një lojë që përfundoi keq apo persona të tjerë i kanë bërë keq fëmijës tim”. “Nuk mendoj se bëhet fjalë për bullizëm. Ajo ishte e lumtur dhe nuk kishte telefon. Nuk akuzoj asnjë njeri, dua të vërtetën”, shprehet babai.

Siç shkruajnë disa mediaitaliane deri më tani hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, as atë të vetëvrasjes. Raportohet se vajza nuk fliste as italisht dhe autoritetet dyshojnë se kjo mund të ketë qenë një tjetër arsye që mund të ketë shkaktuar izolimin nga pjesa tjetër e shoqërisë së saj.

(Kosova Sot Online)