Policia zë në rrenë vushtrriasin që tha se dikush tërhoqi para nga llogaria e tij bankare

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 10:33
Policia zë në rrenë vushtrriasin që tha se dikush tërhoqi para nga llogaria e tij bankare

Një person në Vushtrri është arrestuar nën dyshimin për “lajmërim apo kallzëim të rremë”.

Siç bën të ditur Policia, ankuesi tanimë i dyshuar kishte raportuar se pa dijeninë e tij nga gjirollogaria i ishin vjedhur-tërhequr një shumë e parave.

Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave.

Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘Vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’ .

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)