Kërcënimet për vrasje të figurave politike janë projekt i dorës së zgjatur të shërbimeve të fshehta serbe

Kërcënimet për vrasje të figurave politike janë projekt i dorës së zgjatur të shërbimeve të fshehta serbe
Kërcënimet për vrasje të figurave politike janë projekt i dorës së zgjatur të shërbimeve të fshehta serbe

Xhevat Meha

  • 23 September 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI: Xhevat Meha

Vrasja e individëve për të ndezur konfliktualitetin në Kosove ka ndodhur më parë në Kosovë. Kur në krye të VV-së erdhi Visar Imeri, konfliktualiteti në skenën politike u zvogëlua. Për të ndezur konfliktualitet u vra Astrit Dehari nga strukturat e fshehta serbe që veprojnë brenda Institucioneve te shtetit në Kosovë.

-Bërja publike e përpjekjeve për të vrarë disa persona njëherësh në Kosovë për mua është diçka e pritshme. Fuqizimi i konfliktualitetit ne Kosovë është politikë kercenuese serbo-ruse. Me largimin e shkuarjen e Hashim Thaçit në Hagë dhe me largimin e Isa Mustafës nga skena politike u shua konfliktualiteti dhe filloi të mbizotëroj qetësia sociale në Kosovë. Vrasja e individëve për të ndezur konfliktualitetin në Kosove ka ndodhur edhe më parë në Kosovë. Kur në krye të VV-së erdhi Visar Imeri, konfliktualiteti në skenën politike u zvogëlua. Për të ndezur konfliktualitet u vra Astrit Dehari nga strukturat e fshehta serbe që veprojnë në Kosovë.

Por, fuqizimi i konfliktualitetit është vetëm një segment i veprimit të strukturave të fshehta serbo-ruse në Kosovë. Segmente tjera janë: fuqizimi i skajshem i moszbatueshmërisë së ligjit në Kosovë, mbajtja e institucioneve të Kosovës jo-funksionale dhe jo-efikase, prishja e marrëdhënieve ndër-personale dhe ndër njerëzore. Ka edhe segmente tjera. Këto arrihen përmes rrjetit të strukturave të fshehta serbo-ruse që veprojnë brenda vet Institucioneve të Kosovës. Shoh se ka kundërvënie ndaj këtij rrjeti, por se paprekshmëria e veprimeve të këtij rrjeti kriminal brenda institucioneve te shtetit vazhdon të mbetet shumë e lartë, nderkaq qe AKI-ja po ben gjumin e gjate!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".