“Kemi një përgjegjësi të veçantë”, ambasada komenton foton e Ramës me Joe Biden

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 10:48
“Kemi një përgjegjësi të veçantë”, ambasada komenton foton e Ramës me Joe Biden

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në SHBA ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është takuar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto ku ka dalë sëbashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama me çiftin Joe dhe Jill Biden.

Kjo foto e Ramës me Biden është shpërndarë edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë e cila e ka shoqërur me një koment nga diplomatja Yuri Kim.

“Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së.”-Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim”, shkruan ambasada.

(Kosova Sot Online)