Vëllai i Armend Mujës aludon se deputeti i VV-së po i kërkon të dalë jashtë vendit

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 11:04
Vëllai i Armend Mujës aludon se deputeti i VV-së po i kërkon të dalë jashtë vendit

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të VV-së, Armend Muja, thotë se deputetët e VV-së po praktikojnë kërkesa që vëllezërit e tyre të ikin jashtë vendit duke aluduar tek vëllai i tij  Armend Muja.

Ai ka shkruar se thënja e kryeministrit Kurti se vëllezërit janë vetëm për shtëpi po realizohet në jetën aktive të deputetëve të partisë së tij.

“Dje në Kuvendin e Kosovës- Kryeministi nder te tjera tha se vëllezërit i kemi vetem për te shpija! Eshtë shumë e vertetë se kjo thënja e tij po realizohet në jetën aktive tek disa deputetë e kësaj partije, madje duke praktikuar edhe masa më të ashpra ndaj familjarëve te tyre- deri tek kerkesat që vëllëzërit të ikun diku jashtë vendit ose te shesin “farmerka e patika këtu në Kosovë”! Pushteti dhe pozitat nganjëhere ti verbon dy sytë, por familja dhe vëllëzërit janë vet shteti”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)