Deputetja e VV-së Matoshi pyet: Pse s’keni bo grevë në korrik dhe gusht

  • E.K /
  • 23 September 2022 - 12:44
Deputetja e VV-së Matoshi pyet: Pse s’keni bo grevë në korrik dhe gusht

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e ka marrë fjalën si deputete në Komisionin për Arsim ku po diskutohet për përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për ndaljen e grevës.

Matoshi ka pyetur anëtarët e Këshillit Grevist se pse s’kanë mbajtur grevë në muajt korrik dhe gusht.

Ajo ka pasur edhe një pyetje të dytë, duke thënë se a e kanë shqyrtuar që edukatoret të mos përfshihen në grevë.

‘Unë i kam dy pyetje konkrete. Pse nuk keni marrëparasysh, me bo grevë në muajin korrik dhe gusht. Dhe pyetja tjetër, sot janë bërë 22 ditë që kopshet nuk punojnë, a keni relfektu përballë kësaj kategorie, që edukatoret të mos përfshihen në grevë”, ka thënë Matoshi.

(Kosova Sot Online)