Lexoni edhe:
Akademikët e përgjumur të shtetit të Kosovës të pa interesuar dhe tërësisht të dështuar për mbledhjen, dokumentimin e sistemimin e dëshmive të krimeve serbe gjatë luftës 1998-1999!
Kanë ardhur reagimet e para pasi në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.
E menjëherë pas kësaj marrëveshje ka reaguar analisti amerikan, Janusz Bugajski, i cili theksoi se është koha për të sanksionuar Serbinë pasi Beograd mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.
Bugajski në një postim në Twitter shkruan pyet pse duhet të përfitojë Serbia nga çdo fond apo investim i tatimpaguesve të BE-së.
“Koha për të sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së”, shkruan Bugajski.
(Kosova Sot Online)