U arrestuan për ryshfet, lirohen dy mjekë, njëri në burg

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 12:50
U arrestuan për ryshfet, lirohen dy mjekë, njëri në burg

Janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje dy nga mjekët e shoqëruar ditën e djeshme në Spitalin e Traumës.

Personat në fjalë janë shtetasit K.B. me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke.Ndërkohë që vijon të mbetet në qeli mjeku reanimator Fitim Marku, i cili u arrestua në flagrancë në vendin e punës nga agjentët e operacionales.

Sipas hetimeve, të tre merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Prokuroria ka thënë se hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

(Kosova Sot Online)