Opozita dhe sindikatat në koalicion të egër kundër shtetit me agjendë të qartë për grabitje të pushtetit!

Opozita dhe sindikatat në koalicion të egër kundër shtetit me agjendë të qartë për grabitje të pushtetit!
Opozita dhe sindikatat në koalicion të egër kundër shtetit me agjendë të qartë për grabitje të pushtetit!

Dr. Hysni Aliu

  • 24 September 2022 - 09:07

Shkruan: Dr.Hysni Aliu

Vazhdimi i grevës në sektorin publik, e posaçërisht i grevës në arsim, është treguesi më i mirë i papërgjegjësisë totale që mbretëron në mesin e kryesindikalistëve dhe opozitës. Përkundër asaj që qeveria Kurti, po bën më të mirën e mundshme për të përkrahur të gjitha shtresat e shoqërisë pa dallim, kjo nuk po ju mjafton sindikatave dhe opozitës, sepse pikësynimi i tyre ështëpërmbysja e rezultatit të zgjedhjeve të fundit dhe largimi i z. Kurti nga qeverisja.

-Të jesh kryesindikalist ose kryeopozitar është përgjegjësi, e jo vetem privilegj. Një kryesindikalist apo udhëheqës opozite i përgjegjshëm, nuk e sulmon qeverinë e vendit në kohë lufte, përkundrazi, i bashkohet në forcimin e frontit të përbashkët për mbrojtjen e vendit. Gjersa mbarë bota demokratike po lufton për të mbrojtur rendin botërorë nga sulmi rus, gjersa Putin kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore kundër perëndimit, gjersa Serbia masivisht po e përkrahë Rusinë dhe po bën përgatitje për luftë nëBallkan e posaçërisht me Kosovën, gjersa NATO po e forconprezencën e vetë në Kosovë, pikërisht për shkak të këtyre rreziqeve, gjersa kriza energjetike në botë e edhe në Evropë e Ballkan në këtë kuadër po shtohet, kriza për ushqime, kriza refugjatesh, inflacione e të tjera, dhe bota perëndimore po punon natë e ditë për të dalë ballë me këtë luftë të paparë mëherët, sindikata e punëtorëve publik në Kosovë, të përkrahur nga opozita gjejnë kohë për greva dhe sulm në themelin e shtetit të vetë.

Unë me keqardhje po e them, por kësaj nuk mund ti thuash ndryshe përveç anti perëndim, anti liri, anti demokraci, anti amerikanizëm e antievropianizim. Në një kohë lufte botërore, ta detyrosh kryetaren e sindikatave evropiane zonjën Floken tëndërmjetëson në çështje greve, gjersa në OKB, NATO, SHBA, BE gjithandej flitet për mënyrën se si të mbrohemi nga kërcënimi bërthamor i Putinit, është jo vetëm tregues i papërgjegjshmërisë, pore edhe tregues i një orientimi të mjegullt politik e gjeostrategjik, orientim i cili më së paku ju bënë shërbim të mirë vlerave perëndimore. A e dini se çka ka menduar zonja Floken kur ka ardhur në Kosovë?…Qëllojeni vet!

E përcolla me vëmendje konferencën për media të zonjës Floken, dhe z. Jasharit me shoqëri. A e dini sa u turpërova, nuk e besoni ju.

Mysafirja që kishte bërë mijëra kilometra në kohë lufte për të ndërmjetësuar për njerëzit në paqe, nuk pat as përkthyes të gjuhës angleze, as mjete përkthyese digjitale. Z. Jashari, tregoi që ka shkuar në takim me z. Kurtin, si njëfëmijë i vogël qëfshihet mbas babit apo nënës, dhe nuk e ka kuptuar se çka u bisedua në at takim. Po a ka ma papërgjegjësi tëmadhe sesa kjo ( këtu hyn edhe papërgjegjësia e qeverisë). Çka ka kërkua aty z. Jashari, kur nuk ka kuptuar se çka po flitet? Po a e bënë këtë një njeri që ka dinjitet intelektual e njerëzor, sidomos një kryetar i sindikatave tëarsimit. A e dini çka do tëthotë kjo, truri i shtetit. A e dini se cka ka menduar zonja Floken për neve shqiptarët,... prapë po jua lë juve ta gjeni.

Asnjë pyetje për zonjën Floken nga gazetarët e pranishëm, mungesë e gjuhës angleze, papërgatitje ?? Ju e dini vet. A e dini çka ka mendua zonja Floken… prapë gjene vet. Me këto gjëra zonja Floken e ka kuptuar se nëçfarë niveli është arsimi i Kosovës, dhe çka përfaqësojnë kryesindikalistët. Ajo e ka kuptuar gjithashtu që këtu nuk kemi të bëjmë me kërkesa sindikaliste, pore me një betejë në mes shantazhit sindikalist të dirigjuar nga antivlerat opozitare dhe një qeverie properëndimore që me të vërtetë po sfidohet nga shumë anë.

Po jua bëj edhe një pyetje, për të ju bërë ta kuptoni më mirë situatën: A mendoni që një qeveri që ndau 150 milion euro paketë sociale për tëgjitha shtresat e shoqërisë, nuk do tëkishte mundësi të ndante edhe 10 apo 50 milion tjera për kërkesat që po i bëjnë grevistët?… Mendoni ju vetë. Ndërsa unë po them që po do indante jo 10, por edhe 100 milionë tjerë dhe do ti ndanë në të ardhmen, por nuk do i ndanë kurrë si nënshtrim ndaj shantazhit, sepse kjo do ishte thyerje e kurrizit të shtetit, sepse pas kësaj kërkese të plotësuar për kryesindikalistët, nga opozita do të gjendej edhe njëqeshje tjetër për të kërkuar sërish nga njëqind euro, pra shantazhi nuk do të ndalej deri në falimentimin e shtetit.

A e dini se përse SHBA-te nuk negociojnë me terroristët?… sepse të negociosh njëherë do të thotë të thyesh një princip që e mbanë shtetin në këmbë, e aj është ligji i cili nuk i nënshtrohet shantazhit të askujt, një negocim i tillë do ju hapte rrugë akteve tjera terroriste, ku ata edhe do merrnin jete edhe do fitonin para. A e dini përse perëndimi hyri në luftë me Rusinë? Pikërisht sepse nuk e pranoj shantazhin dhe pikërisht sepse pranimi i shantazhit do të thotë të jetosh i skllavëruar e pa dinjitet apo të mos jetosh fare. Kjo është arsyeja që qeveria Kurti nuk i pranon këto shantazhe sepse është demokratike dhe shtetformuese. Kam një këshillë për z. Jashari. Jep dorëheqje nga ai post, me arsyetimin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ashtu do e shpëton fytyrën tënde dhe të opozitës që po të qëndron mbrapa.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".